0Traktati i ri ruso-amerikan mbi shkurtimin e mëtejshëm të Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) do të dorëzohet për ratifikim në senatin e SHBA-së deri në fund të kësaj jave. Për këtë deklaroi Ndihmësja e sekretares amerikane të shtetit Rose Gottemmoeller. Sipas fjalëve të saj janë përgatitur teksti i Traktatit, protokolli i tij dhe shtojca. Vëllimi i këtyre dokumenteve përbën rreth 400 faqe. Është bërë një punë suplementare me qëllim që e gjitha kjo të përmblidhet ashtu si duhet për ratifikim, "por Traktati nuk është ende i gatshëm për tu paraqitur në senat". Ndihmësja e sekretares amerikane të shtetit shprehu besimin, se Traktati mbi ASO do të ratifikohet këtë vit.