Zëri i Rusisë  

Regjistruesit po fillojnë rezervimin e domenëve në zonën  .rf. Prioritet në etapën e parë i jepet organeve shtetërore. Në kuadrin e etapës së dytë të drejtën për regjistrimin e domenëve do ta marrin massmediat, zotëruesit e të drejtave për etiketat e mallrave, zotëruesit e emërtimeve të firmave dhe organizatave jo komerciale. Domeni cirilik kombëtar rus i nivelit të lartë zyrtarisht e morri përcaktimin .fr më 5 nëntor të vitit 2008 në kuadrin e konferencës së 33-të të ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) të zhvilluar në Kairo. Administratore e domenit u caktua Qendra Koordinative. Rusia u ndodh ndër shtetet e para që paraqitën kërkesën për regjistrimin e domenit kombëtar.