0Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe u bë Lideri i partisë Konservatore David Cameron. Vendimin përkatës e morri Mbretëresha Elizabeth II duke u bazuar mbi rekomandimet e Ish kryeministrit Gordon Brown, i cili para pak kohësh dha dorëheqjen. Në këtë mënyrë, në Mbretërinë e Bashkuar përfundoi udhëheqja 13 vjeçare e laburistëve (Partia e Punës). Zëvendës kryeministër u emërua Nick Clegg, i cili aktualisht drejton partinë e liberal-demokratëve. Konservatorët dhe liberal-demokratët arritën të formojnë qeverinë e koalicionit. Udhëheqja e Britanisë së Madhe e kapërceu krizën politike që lindi pas zgjedhjeve të 6 majit.