0Në prag Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev mbërriti në Ankara me një vizitë zyrtare. Sipas fjalëve të Ndihmësit të Presidentit Sergei Prihodko, vëmendje kryesore në këto negociata do ti kushtohet zgjerimit të lidhjeve tregtaro-ekonomike. Në Kremlin venë në dukje, se kohët e fundit marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë po dalin në një nivel të ri cilësor partneriteti strategjik. Vëllimi i qarkullimit të mallrave vitin e kaluar u reduktua praktikisht me 40% dhe përbëri shumën 19.6 miliardë dollarësh. E megjithatë, "Turqia vazhdon të mbetet një nga partneret kryesore ekonomike të Rusisë", tha Sergei Prihodko. Vëllimi i përgjithshëm i investimeve të drejtpërdrejta të kapitaleve turke në Federatën Ruse e tejkalon shumën 5 miliardë dollarë. Ivestitorët rusë po shfaqin interes të rritur ndaj bërjes së investimeve në ekonominë turke, sidomos në sektorin e pasurisë së patundshme, saktësoi më tej Sergei Prihodko. Ai shtoi, se një rëndësi të qenësishme në forcimin e kontakteve dypalëshe ka turizmi. Nuk përjashtohet fakti, që gjatë negociatave palët të diskutojnë edhe situatën që ka të bëjë me regjimin e vizave. Rusia, sipas fjalëve të Sergei Prihodkos, del për zgjerimin e regjimit pa viza me të.