0Numri i viktimave si rezultat i shpërthimit në minierën "Raspadskaja" në qarkun e Kemerovos arriti në 60 veta, deklaruan në shtabin operativ të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ). Fati i 30 minatorëve të tjerë nuk dihet ende. Siç njofton Kreu i MSJ-së Sergei Shojgu, shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të hedhjes me breshëri të gazit metan në atmosferë. Për hetimin e shkaqeve të tragjedisë u krijua komisioni qeveritar. Kryeministri Vladimir Putin, në mbledhjen e organizuar nga ky komision në Mezhdureçensk, deklaroi mbi domosdoshmërinë e përcaktimit të të gjitha rrethanave të avarisë si dhe përgatitjes së vendimeve  sistemore, të cilat do të kenë të bëjnë me gjithë degën e nxjerrjes së qymyrgurit.