0Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko deklaroi, se Minsku vazhdon të mbetet një aleat i sigurt i Rusisë, kurse ai vetë politikani më prorus në vend. "Ne duhet të jemi bashkë dhe këtë gjë unë e perceptoj për mrekulli. Dua t'ju kujtoj, se ne kemi dy baza ushtarake ruse në vend dhe se ne nuk i marrim për këtë as edhe një qindarkë (kopeikë) Rusisë, - tha Llukashenko në takimin e zhvilluar me guvernatorin e qarkut të Kurganit. Sipas fjalëve të Presidentit, ushtria bjelloruse është bastion për Rusinë në Perëndim. Llukashenko mendon, se Perëndimi e akuzon atë si diktator ekskluzivisht për shkak të miqësisë së tij me Rusinë.