0Dokumentet ndërqeveritare që planifikohet të nënshkruhen gjatë vizitës së Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Turqi kanë karakter strategjik dhe afatgjatë dhe kërkojnë një përpunim të thellë. Për këtë deklaroi Nënkryeministri i Rusisë Igor Seçin në Ankara në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e energjetikës të Turqisë  Taner Yildiz. Në veçanti, fjalë bëhet për bashkëpunimin në sferën e gazit, në elektroelergjetikë, në fushën e energjisë atomike, në çështjet që kanë të bëjnë me transportimin e naftës, vendosjen e regjimit pa viza.