0Moska kërkon nga autoritetet e Gjermanisë hetimin e hollësishëm të akteve të vandalizmit ndaj përmendoreve të ushtarëve sovjetikë në Berlin, deklaroi përfaqësuesi i zyrtar i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko. Aktet e vandalizmit ndaj memorialeve të ushtarëve sovjetikë në Berlin u kryen më 8 dhe 9 maj nga persona të panjohur. "Shkakton keqardhje vetë fakti, se autoritetet e Berlinit nuk morrën masat e duhura për parandalimin e provokacioneve qëllimkeqe, që hedhin hije mbi politikën e pajtimit historik të popujve të Rusisë dhe Gjermanisë", - vuri në dukje diplomati.