Shkarko audiofailin

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi ligjin mbi organizatat buxhetore. Ligji premton reformimin global të arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. Botimi "Rossijskaja gazeta" shkruan, se sipas fjalëve të ministrit të arsimit, vëllimi i shërbimeve buxhetore falas nuk do të minimizohet, por përkundrazi, do të rritet. Drejtorët e shkollave do të përfitojnë mundësinë për të administruar në mënyrë të pavaruar mjetet financiare. Kjo do tu lejojë atyre tu paguajnë rroga të ndryshme, të diferencuara pedagogëve dhe mësuesve në varësi të nivelit të punës së tyre. Ndërsa ky është një stimul jashtëzakonisht i mirë për përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor. Ndër të tjera mjetet e pashpenzuara që mbeten në fund të vitit nuk do të fshihen nga llogaria e institucionit arsimor, por do të kalojnë në llogarinë e vitit tjetër. Ligji i ri parashikon që një pjesë e organizatave shtetërore të merren në mënyrë të mëvetësishme me tërheqje investimesh. Ndërsa kjo do të thotë, se disa shërbime do të ofrohen kundrejt pagesës. Në veçanti, prindërve të nxënësve të shkollave të mesme do tu duhet të paguajnë një pjesë të lëndëve mësimore nga xhepi i vet. Në listën e disiplinave mësimore që subvencionohen nga shteti do të jenë: gjuha ruse, letërsia, fizika, kimia, biologjia, matematika. Të gjitha lëndët e tjera do të duhet të "blihen".

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Zëvendës drejtori i Institutit të Sociologjisë David Konstantinovskij

0 mendon, se heterogjeniteti i jetës shoqërore dhe kushtet në rajonet e të vendit kërkojnë një korrektim serioz të ligjit në fjalë: "Në qoftë se ne do ta aplikojmë këtë ligj në kushtet e Moskës, ne do të përfitojmë një tabllo. Në qoftë se do ta realizojmë këtë ligj në jetë në kushtet aktuale të rajoneve, ndërkohë që rajonet tek ne janë të ndryshme dhe autoritetet e qeverive komunale kanë mundësi krejtësisht diverse, atëhere ne mund të vërejmë një tabllo krejtësisht tjetër. Ja një diferencë e tillë e kushteve fillestare, me siguri, do të kërkojë korrigjimin e vetë ligjit ose ndofarë akteve nënligjore. Të marrim, për shembull, një nen të tillë, sipas të cilit drejtori i shkollës fiton mundësinë për të administruar në mënyrë të mëvetësishme mjetet financiare që i caktohen shkollës. Por të gjithë e dinë për mrekulli, se bile dhe në një mikrorajon mund të ketë institucione të ndryshme mësimore përkatësisht nivelit të mësimdhënies, përbërjes së kolektivit të mësuesve. Ndër të tjera, preferencat ekonomike të drejtorëve mund të dallohen në mënyrë të qenësishme. Secili e ndërton vetë shkollën e tij, ashtu siç e shikon të arsyeshme ai. Dhe prandaj është krejtësisht e pamundur të rregullohen me një ligj të gjitha variantet dhe nuancat e mundshme. Për këtë arsye unë mendoj, se ligji tani, sigurisht, që do të miratohet, por e gjithë puna kryesore është akoma përpara", konkludon

Zëvendës drejtori i Institutit të Sociologjisë David Konstantinovskij

0.