0Numri i viktimave të avarisë që ndodhi në minierën "Raspadskaja" në qarkun e Kemerovos arriti në 52 veta, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme. Mbetet i panjohur fati edhe i 38 personave të tjerë. Tani të shtruar në spitale janë 83 të dëmtuar. Gjendja e disave prej tyre vlerësohet si tejet e rëndë. Edhe 6 të dëmtuar, që u sollën për kurim në Moskë, ndodhen në gjendje të rëndë dhe mesatarisht të rëndë shëndetësore.