0Rusia është e interesuar për të krijuar atraktivitet për investitorët e huaj me qëllim të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta në sferën e përvetësimit dhe avancimit të teknologjive të reja. Për këtë njoftoi Nënkryeministri i parë i Rusisë Igor Shuvallov në konferencën kushtuar investimeve në vendet e BRIK-ut (në të hyjnë Brazili, Rusia, India dhe Kina), në cilën po e zhvillon në Londër Banka investuese ndërkombëtare Goldman Sachs. Shuvallov vuri në dukje, se tani investitorët e huaj kanë "mundësi reale" për të investuar mjete financiare në projektet infrastrukturore në gjithë territorin e Rusisë, veçanërisht në rajonet e saj, njofton Agjencia RIA Lajmet.