0Në Mezhdureçensk u zhvilluan ceremonitë funerale për viktimat e para që gjetën vdekjen si rezultat i avarisë në minierën "Raspadskaja". Siç njoftuan në kompaninë e qymyrgurit "Raspadskaja", u varrosën 5 prej tyre. Në lidhje me tragjedinë e ndodhur në minierë, kishat e qytetit janë ditë-natë të hapura. Shpërthimet ndodhën natën në të gdhirë të 9 majit. Ka të vdekur. Aktualisht operacioni kërkimoro-shpëtues në minierë po vazhdon, për likuidimin e avarisë po punojnë mbi 720 veta. Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill i dërgoi Guvernatorit Aman Tulejevit një telegram ngushëllimi në lidhje me tragjedinë e ndodhur në minierë.