Zëri i Rusisë Presidenti i SHBA-së Barak Obama dërgoi në Kongresin e SHBA-së marrëveshjen mbi bashkëpunimin me Rusinë në fushën e përdorimit të energjisë atomike për qëllime paqësore. Ajo u nënshkrua në maj të vitit 2008 në Moskë. Gjatë përfundimit të saj, administrata e atëhershme e George W Bush theksonte karakterin me leverdi reciproke të kësaj marrëveshjeje. Por në shtator të po këtij viti marrëveshja në fjalë u tërhoq nga Kongresi në lidhje me operacionin ushtarak rus që u ndërmorr si kundërpërgjigje ndaj agresionit të Gjeorgjisë ndaj Osetisë së Jugut.