0Bashkimet profesionale greke po përgatiten për grevën e përcaktuar për të mërkurën. "Punëtorët do të vazhdojnë luftën kundër masave të pandershme që po merr qeveria greke, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar", thuhet në deklaratën e përhapur në Athinë. Liderët e bashkimeve profesionale mendojnë, se "për krizën në vend duhet të paguajnë ata që grabitën buxhetin e vendit". Në këmbim të marrjes së kredisë prej 110 miliardë eurosh qeveria greke morri përsipër rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve sociale. Si rezultat, në vend filluan aksionet masive të protestës.