Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Kushtetuta ruse ndalon censurimin në Internet, por kjo nuk do të thotë aspak se ai mund të jetë territor i mungesës së plotë të ligjshmërisë. Për këtë deklaroi Ministri i telekomunikacionit Igor Shjogoliev në intervistën e vet dhënë botimit "Rossijskaja gazeta". Censurimi i Runet-it është jashtëzakonisht i vështirë, meqenëse aktualisht atë e vizitojnë rreth 50 milionë përdorues. Rrjedhimisht, duhet përafërsisht një numër po i tillë njerëzish të cilët të mund të kontrollojnë paraprakisht informacionin. Po kjo gjë është krejtësisht e pamundur", - mendon Ministri. Interneti nuk mund të jetë territor i mungesës së plotë të ligjshmërisë, por deri tani s'është gjetur në asnjë vend të botës ndonjë mekanizëm përfundimtar i rregullimit të këtij problemi. Në ditët e sotme ekzistojnë vetëm disa probleme, në luftën kundër të cilave të gjitha shtetet janë pak a shumë të një mendimi. Këto janë: kiberkriminaliteti (krimi në Internet), vjedhja e të dhënave, informacionit, shkaktimi i dëmit teknologjik, ekonomik, lufta kundër pornografisë minorene, rendit një për një Igor Shjogoljev. Por, sipas fjalëve të tij, Rusia mund të luftojë me mjete teknologjike dhe juridike me këto të këqija jo vetëm në segmentin e Runet-it. Ia vlen të kujtojmë atë fakt, se shteti tashmë ka bërë hapa të drejtë në luftën kundër pornografisë minorene. Fjalë bëhet mbi krijimin e klubit të Internetit, tregoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti për Teknologjitë Informative Andrei Masalloviç: "Afërsisht një vit më parë u duk ideja e klubit të Internetit, kur krijohen organizata vetë-rregullimi: ose fonde, ose komunitete të ofruesve të Internet shërbimeve, të cilët mbi bazë vullnetare filtrojnë përmbajtjen (content) për fëmijët. Dhe çdo përdorues mund të bashkohet me ndonjë nga këto klube dhe të jetë i qetë, se fëmija i tij do të shikojë vetëm ato gjëra që i përkasin moshës së tij. Për nga pikëpamja morale ideja në fjalë është e përsosur, por realizimi i saj në jetë nga ana teknike është mjaft i vështirë. E megjithatë unë po vërej që ajo gradualisht po aplikohet. Sipas mendimit të Ministrit rus të telekomunikacionit, Internet Klubi është një drejtim me mjaft perspektivë, sepse ai lejon diferencimin e rezervave që mund të vizitohen nga fëmijët. Internet Klubi jo vetëm që filtron informacionin e panevojshëm, por dhe u jep mundësi fëmijëve të moshave të ndryshme të marrin akeses në Internet sipas përkatësisë moshore dhe interesave të tyre.