0Ruset Nadjezhda Petrova dhe Alisa Klejbanova dolën në raundin e dytë të Turneut Ndërkombëtar të Tenisit në Madrid. Nadjezhda Petrova në tre sete triumfoi mbi bashkatdhetaren e vet Elena Vesnina. Tani atë e pret takimi me rusen Anastasia Pavluçenkova. Alisa Klejbanova rezultoi më e fortë se Akgiul Amanmuradova nga Taxhikistani. Në raundin e dytë të ndeshjeve Alisa Klejbanova do të luajë kundër fitueses së çiftit Svetllana Kuznecova-Shahar Peer (Izrael).