0Shtëpia e Bardhë morri nga Rusia propozimin zyrtar për ofrimin e ndihmës për likuidimin e pasojave të avarisë që ndodhi në platformën e naftës në Gjirin Meksikan. Përveç Federatës Ruse, Shteteve të Bashkuara të Amerikës i propozuan ndihmë edhe Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Kanadaja, Norvegjia, Rumania, Franca, Kroacia, Suedia dhe vende të tjera të botës, njofton Agjencia "RIA Lajmet". Mbi 15 milionë litra naftë tashmë janë derdhur në ujërat e Gjirit Meksikan për shkak të dëmtimit të pusit të naftës nga një shpërthim i fuqishëm në platformën e shpimit më 20 prill. Deri tani të gjitha tentativat e specialistëve për ndalimin e derdhjes së naftës kanë përfunduar pa sukses.