0Numri i viktimave si rezultat i serisë së akteve terroriste që u kryen të hënën në Irak e tejkaloi shifrën 100 veta, qindra të tjerë u plagosën, njofton Agjencia "France Press", Herët në mëngjes disa grupe guerrilasish sulmuan njëkohësisht 6 post-blloqe ushtarake dhe policore në lindje të Bagdatit. Në tre pika lejim-kalim të pjesës jugore dhe perëndimore të kryeqytetit shpërthyen disa bomba. Akte terroriste u kryen edhe në 5 qytete të tjera.