0Traktati i ri ruso-amerikan mbi reduktimin e mëtejshëm të Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) mund të ratifikohet nga senati i Kongresit të SHBA-së deri në muajin gusht. Një mendimi të tillë i përmbahet edhe bashkëpunëtori kryesor i Brookings Institution, i cili në të kaluarën pat zënë postin e Zëvendës ndihmësit të sekretares amerikane të shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë Steven Pifer. Më 7 maj administrata e Barak Obamës i dorëzoi për ratifikim senatit Traktatin e nënshkruar më 8 prill në Pragë nga presidentët e SHBA-së dhe Rusisë.