0Vullkani i Islandës "Eyyafyatlayokudl" nuk po i le të qetë europianët. Reja e hirit përsëri po mbyll hapësirën ajrore mbi Botën e Vjetër. Viktima të tij ditët e fundit janë bërë aviapasagjerët në Austri, Spanjë, Britaninë e Madhe, pas tyre radhën e kanë ata të Gjermanisë dhe Francës. Vetëm këtë fundjavë u anuluan mbi 1000 fluturime, qindra mijëra turistë përsëri po e kalojnë natën nëpër aeroporte. Hiri vullkanik nga Islanda kërcënon shkeljen e grafikut të mbërritjes së mysafirëve të huaj në Festivalin e Kannës.