Zëri i Rusisë Në qendër të vëmendjes së negociatave që do të zhvillohen në Damask midis presidentëve të Federatës Ruse dhe Sirisë, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Bashar Asad do të jenë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe situata në Lindjen e Mesme, ndër të tjera gjendja në Irak, perspektivat e realizimit në jetë të propozimit rus për thirrjen në Moskë të konferencës kushtuar Lindjes së Mesme dhe çështjeve të rregullimit të konfliktit palestinezo-izraelit.Tradicionalisht, një rëndësi të veçantë në marrëdhëniet e Rusisë dhe Sirisë ka bashkëveprimi reciprok në kompleksin energjetik dhe të lëndëve djegëse. Mbi bazë të rezultateve të vizitës së parë zyrtare të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev në Siri do të nënshkruhen një sërë dokumentesh mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në sfera të ndryshme, duke filluar që nga komunikimi ajror dhe teknologjitë informative e deri tek turizmi dhe mbrojtja e mjedisit rrethues.