0Vëllimi i Fondit stabilizues të BE me marrjen parasysh të mjeteve të FMN do të përbëjë 720 miliardë euro, deklaroi Ministrja e financave e Spanjës, e cila aktualisht kryeson në Bashkimin Europian, Elena Salgado në konferencën për shtyp mbajtur në Bruksel sipas përfundimeve të mbledhjes së Këshillit të BE në nivel ministrash të financave. Kjo shumë përfshin 60 miliardë euro që mblidhen në formë kredish nga Komisioni Europian, garancitë e shteteve të BE me shumë prej 440 miliardë euro dhe kontributin e FMN me shumë 220 miliardë euro. Krijimi i Fondit stabilizues nga ana e BE do të shoqërohet me masat për kufizimin e shpenzimeve buxhetore të vendeve të eurozonës, njofton Agjencia ITAR-TASS.