0Në minierën "Raspadskaja" të qarkut të Kemerovos (Rusi), ku natën në të gdhirë të 9 majit ndodhën shpërthime të gazit metan, u gjetën trupat pa jetë edhe të 17 personave të tjerë. Në këtë mënyrë numri i viktimave arriti në 31 veta. Siç i njoftuan Agjencisë RIA Lajmet në Komitetin Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse, 17 trupat e gjetur, sipas të dhënave paraprake, mendohet të jenë të shpëtuesve, të cilët zbritën në galeritë e minierës pas shpërthimit të parë. Hetimi po zhvillon procedurën e identifikimit të kufomave të viktimave.