0Për stabilizimin e sistemeve financiare të vendeve pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe aktivizimin e shpejtë të mjeteve financiare BE do të krijojë Fondin e përgjithshëm Antikrizë me përmasa prej 750 miliardë euro. Për këtë, siç njoftoi Agjencia Associated Press, deklaroi Ministrja e financave e Spanjës Elena Salgado sipas përfundimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkimit Europian në nivel të ministrave të financave që u mbajt në Bruksel. Negociatat, të cilat zgjatën 11 orë, u zhvilluan të dielën, më 9 maj, dhe vazhduan deri natën vonë, meqenëse përmasat e Fondit duhej të përcaktoheshin para hapjes së tregjeve aziatike më 10 maj. Fondi Antikrizë nuk do të lejojë rënien e mëtejshme të vlerës së euros dhe destinohet për mbështetjen e vendeve të zonës së euros që nuk janë në gjendje t'ia dalin dot punës mbanë me rritjen në vazhdim të borxhit shtetëror. Për financimin e Fondit Komisioni Europian ka ndërmend të ingranojë Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili duhet të caktojë 250 miliardë euro, të aplikojë kreditë me shumë gati 60 miliardë euro si dhe do të vërë gjithashtu në veprim mekanizmat e huave dypalëshe me vëllim prej 440 miliardë euro.