0Rusia dhe Kina janë të një mendimi në vlerësimet e Luftës së Dytë Botërore. Ato së bashku do ti kundërvihen përpjekjeve për rishkruarjen e historisë. Për këtë deklaruan në takimin e zhvilluar në Kremlin, pas përfundimit të Paradës së Fitores, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryetari i Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao. Sipas fjalëve të Medvedievit, pjesëmarrja e Liderit të Kinës në kremtimin e 65 vjetorit të Fitores simbolizon qëndrimin e përgjithshëm ndaj luftës, e cila solidarizoi, kompaktësoi popujt e Rusisë dhe Kinës.