0Sipas të dhënave të fundit që u përmendën në mbledhjen e Shtabit Operativ, shpërthimi i parë në minierën "Raspadskaja " të qarkut të Kemerovos ndodhi në vigjilje, rreth orës 21.00 të mbrëmjes. Në momentin e shpërthimit atje ndodheshin më tepër se 350 veta. Shumica e tyre janë nxjerrë në sipërfaqe të tokës. Por shumë shpejt pas kësaj, natën, në minierë ndodhi shpërthimi i dytë, i cili solli në shkatërrime suplementare. Specialistët konfirmojnë me bindje, se atje ndodhi një fluss i papritur i një vëllimi të madh gazi metan. Aparaturat e paralajmërimit funksionuan menjëherë, por njerëzit thjesht nuk arritën dot të ngrihen në sipërfaqe, njofton Agjencia ITAR-TASS. Më tepër se 80 veta vazhdojnë të mbeten nën tokë, 12 minatorë gjetën vdekjen, më shumë se 50 të tjerë u dëmtuan.