0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev falenderoi vendet e huaja, qytetarët e të cilave ruajnë të gjallë kujtimin mbi Luftën e Dytë Botërore, që përkujdesen për varret e ushtarëve të varrosur në territoret e veta dhe monumentet  e ngritura për nder të tyre. Ai morri fjalën në pritjen solemne të zhvilluar në Kremlin me rastin e 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, njofton Agjencia ITAR-TASS. Sipas mendimit të Medvedievit, një nga përfundimet kryesore të luftës konsiston në atë, se "u bë vaksina kundër nazizmit". Edhe një tjetër përfundim të rëndësishëm të luftës Presidenti rus quajti krijimin e strukturave ndërkombëtare, të afta për të garantuar paqen dhe sigurinë në planet. Me një falenderim e mirënjohje të veçantë Presidenti rus iu drejtua veteranëve të luftës.