0Moska do ti shërbejë rifillimit të negociatave jo të drejtpërdrejta palestinezo-izraelite mbi bazën ligjoro-ndërkombëtare të pranuar mbarëbotërisht. Për këtë ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov i njoftoi Zëvendësit të Kryeministrit, ministrit të MPJ të Izraelit Avigdor Liberman në një bisedë telefonike që zhvilloi me të. Gjatë bisedës telefonike palët diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme si dhe prekën një sërë problemesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ruso-izraelite, njoftoi MPJ e Rusisë.