0Liderët e vendeve, që ishin të pranishëm më 9 maj në Moskë, vendosën kurora me lule mbi Varrin e Ushtarit të Panjohur. Ushtarakët e kompanisë së rojes së nderit vendosën një kurorë të madhe me lule të freskëta tek Varri i Ushtarit të Panjohur. Pas tyre tek përmendorja u afruan liderët e vendeve të pranishme në Paradën e Fitores në Moskë dhe pasi nderuan kujtimin e të rënëve me një minutë heshtje vendosën buqeta me lule të kuqe pranë përmendores. Midis tyre ishin Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Kryetari i Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao (胡錦濤), presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, përkatësish, Serxh Sarkisjan dhe Ilham Alijev si dhe shumë të tjerë.