0Menjëherë disa akte terroriste u parandaluan në republikat ruse të Kaukazit të Veriut. Në qytetin Kaspijsk të Dagestanit u hodh në erë një automobil i minuar, pa arritur të afrohet vetëm 100 metra tek pika e lejim-kalimit të brigadës së veçantë të këmbësorisë detare. Atë e ndaluan bashkëpunëtorët e shërbimit të patrullimit rrugor. Si rezultat gjeti vdekjen terroristi kamikaze që ndodhej në timonin e automjetit. Në kryeqytetin e Kabardino-Ballkarisë - Nalçik u vu në veprim një mekanizëm shpërthyes, i lënë në një nga dyqanet e qytetit.  Të dëmtuar, për fat të mirë, nuk ka. Në Çeçeni u asgjësua fizikisht një terrorist kamikaze që tentoi të hidhte veten në erë pranë një pike policore. Milicët arritën ta pikasin dhe ta likuidojnë në kohë keqdashësin.