0Punonjësit e rrugëve hekurudhore të Rusisë nderuan kujtimin e të rënëve në luftën kundër fashistëve me një sirenë të gjatë lokomotive. Fiks në orën 09:00 në Moskë të gjithë trenat që ndodheshin në atë moment në rrugë e sipër dhe ata që qendronin në platformat e stacioneve lëshuan nga një sirenë të gjatë. "Ky aksion, i cili mori emrin "Minuta e kujtimit", bashkoi të gjitha rrugët e tjera hekurudhore të vendit", - njoftoi Agjencia ITAR-TASS. Në vitet e Luftës së Madhe Patriotike kjo degë humbi mbi 100 mijë punonjës të vet, të cilët rrokën armët për të luftuar kundër okupatorëve fashistë.