Zëri i Rusisë Rreth 2 milionë veta morrën pjesë në kremtimin e përvjetorit të 65-të të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike në Ukrainë. Aktivitetet festive po zhvillohen në më tepër se 4,5 mijë pika banimi të këtij vendi. Në Sevastopol solemnitetet e rastit filluan me vendosjen e kurorave me lule të freskëta pranë Obeliskut të Lavdisë në malin Sapun. Në to morrën pjesë Kreu i administratës së presidentit të Ukrainës Sergei Levoçkin, Kreu i administratës së Presidentit të Rusisë Sergei Narrishkin, Kreu i administratës së presidentit të Bjellorusisë Vladimir Makei, drejtuesit e Forcave Ushtarako-Detare të Ukrainës dhe Flotës Ruse të Detit të Zi, përfaqësuesit e organizatave të veteranëve dhe atyre shoqërore të qytetit.