0Në Moskë, në Sheshin e Kuq, u zhvillua Parada ushtarake për nder të 65 vjetorit të Fitores së Madhe. Pjesëmarrësit e solemnitetit të rastit dhe veteranët i uroi nga tribuna e sheshit kryesor të vendit Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Pasi kujtoi, se Bashkimi Sovjetik morri mbi vete goditjen kryesore të fashistëve, Presidenti rus theksoi, se armiku ndeshi në një "rezistencë të pashembullt për nga burrëria, forca e heroizmi i vet". "U ndalua avancimi i makinës ushtarake të asgjësimit të popujve të tërë, iu dha fund njëherë e mirë ideologjisë që shkatërronte bazat e qytetërimit", theksoi Presidenti. Paradën e përfundoi show ajror mjaft spektakolar. Në Paradën e Fitores në Moskë morrën pjesë edhe ish udhëheqës, të cilët patën marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftë. Midis tyre mund të përmendim, për shembull, ish Mbretin e Rumanisë Mihai i I-rë , Ish udhëheqësin e Polonisë Wojciech Jaruzelski, Ish presidentin e Republikës së Shqipërisë Alfred Mojsiu.