Parada ushtarake e 9 majit në Sheshin e Kuq në Moskë për nder të 65 vjetorit të Fitores së Madhe u bë më masivja përkatësisht numrit të pjesëmarrësve dhe bukurisë së vet në gjithë historinë e Rusisë bashkëkohore. Kryetari i shtetit doli me një fjalë të shkurtër përshëndetjeje në të: "Mësimet e Luftës së Dytë Botërore na bëjnë thirrje të gjithëve ne për solidaritet. Paqja mbetet si dhe më parë e brishtë. Dhe ne jemi të detyruar të mos lëmë kurrë në harresë faktin: se luftrat nuk fillojnë aty për aty, e keqja vjen duke marrë forcë në qoftë se fillojnë të tërhiqen përpara saj, përpiqen të mos e vënë re atë. Vetëm së bashku ne mund ti kundërvihemi rreziqeve kërcënuese bashkëkohore, vetëm mbi bazë të fqinjësisë së mirë mund të zgjidhim problemet e sigurisë globale me qëllim që idealet e drejtësisë dhe mirësisë të triumfojnë në mbarë botën, ndërsa jeta e brezave të ardhshëm të jetë e lirë dhe e lumtur. Të dashur veteranë! 65 vjet më parë Ju i siguruat paqen vendit tonë dhe gjithë planetit dhe na dhatë mundësinë ne për të jetuar. Përulemi me nderim përpara Jush! Gëzuar festën, Gëzuar Ditën e Fitores! Lavdi Fitimtarëve!

Pas fjalimit të Presidentit tingëlloi Himni i Federatës Ruse nën shoqërimin e gjëmimit të topave të artilerisë. Ngjarje qendrore e kësaj pjese të paradës u bë nxjerrja e Flamurit të famshëm të Fitores, të cilin posaçërisht për këtë qëllim e sollën në Sheshin e Kuq nga Muzeu Qendror i Forcave të Armatosura. Më pas filloi pjesa historike e paradës, të cilën e hapën ushtarakët rusë të veshur me uniformën e viteve të Luftës së Madhe Patriotike të viteve 1941-1945. Pas tyre parakaluan formacionet e paradave të vendeve të tjera nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Komandanti i kompanisë nga Turkmenistani kaloi nëpër Sheshin e Kuq hipur mbi një kalë race të sjellë posaçërisht nga rajoni Ahall-Teke i këtij vendi, i cili është pasardhës i drejtpërdrejtë i kalit mbi të cilin priti paradën e famshme të Fitores të vitit 1945 Mareshali legjendar i Bashkimit Sovjetik Georgi Zhukov. Menjëherë pas pjesëmarrësve nga vendet e huaja fqinje të afërta të Rusisë nëpër kalldrëmin e Sheshit të Kuq për herë të parë me marshim solemn parakaluan ushtarakët e koalicionit antihitlerian: roja e nderit e forcave të armatosura të Polonisë, ushtarakët e Gardës Elitare të Uellsit të ushtrisë së Britanisë së Madhe, pilotët e skuadronit legjendar francez "Normandia-Neman", batalioni i dytë i regjimentit të 18-të të këmbësorisë së SHBA, që morrën pjesë në hapjen e Frontit të Dytë në vitin 1944.

0 Më tej vazhdoi pjesa bashkëkohore e paradës: parakaluan kuadratet e dëgjuesve të instituteve mësimore ushtarake, pas tyre teknika ushtarake - automobilat, tanket, makinat e blinduara, sistemet vetëlëvizëse të lëshimit të raketave, tërheqësit e blinduar. Vemendja e gjithë pjesëmarrësve të Paradës u përqendrua në tanket e famshëm të kohërave të Luftës së Dytë Botërore të modelit T-34, të cilët jo më kot u quajtën "Arma e Fitores". Për herë të parë në historinë e paradave ushtarake të vendit tonë nëpër Sheshin e Kuq kaluan sistemet më të reja mobile vetëlëvizëse të lëshimit të raketave ndërkontinentale të komplekseve "Topol-M". Mjaft spektakolare e bënë paradën rreth 130 njësi teknike aviacioni, që flutuaruan mbi sheshin kryesor të Rusisë në lartësinë gati 300 metra. Ato demonstruan një "paradë të vërtetë ajrore". Kështu, një nga grupet e famshme të pilotazhit të vendit "Russkie vitjazi" ("Kreshnikët rusë") fluturuan mbi qiellin e Moskës në formën e shifrës "65". Kurse një grup tjetër pilotazhi formoi në qiell me tym tringjyrësh flamurin e Federatës Ruse. Duam të vëmë në dukje, se njëkohësisht me paradën e Moskës parada ushtarake u zhvilluan edhe në të gjithë qytetet Heronj të Rusisë dhe qytezat ku janë vendosur shtabet e flotave dhe qarqeve ushtarake. Për veteranët e Luftës së Madhe Patriotike u përgatit një program i veçantë festiv në çdo rajon të Federatës Ruse. 

Shiko galerinë fotografike