0Paradën për nder të 65 vjetorit të Fitores së Madhe në Sheshin e Kuq e hapi kampania e daulltarëve dhe grupet e famshme me flamurin shtetëror të Rusisë dhe Flamurin e Fitores. Nëpër kalldrëmin e Sheshit të Kuq parakaluan ushtarakët e veshur me uniformat e kohërave të Luftës së Madhe Patriotike. Në paradë për herë të parë morrën pjesë formacionet ushtarake të vendeve të koalicionit antihitlerian - SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës si dhe Trupat e Polonisë dhe vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Pjesën historike të Paradës në kolonën e mekanizuar e hapi tanku legjendar i luftës së shkuar T-34. Më pas nëpër kalldrëmin e Sheshit të Kuq kaloi teknika ushtarake bashkëkohore. Për herë të parë parakaluan sistemet më të fundit të lëshimit të raketave të kompleksit "Topol-M". Parada përfundoi me show ajror. Në tribunën në Sheshin e Kuq ishin të pranishëm Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe udhëheqësit e më tepër se 20 vendeve.