0Pjesëmarrja e ushtarakëve nga Rusia, vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe koalicionit antihitlerian në paradën në Sheshin e Kuq flet për gatishmërinë e moslejimit të rishikimit të përfundimeve të luftës dhe tragjedive të reja, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. "Në vitin 1945 u arrit jo vetëm  fitorja ushtarake, por dhe fitorja e madhe morale", - tha ai, gjatë fjalimit të mbajtur në paradën ushtarake kushtuar 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. "Për arritjen e saj luftuan të gjithë popujt e Bashkimit Sovjetik. Atë e afruan aleatët tanë", - theksoi Kryetari i shtetit rus.