011 veta gjetën vdekjen dhe më tepër se 40 të tjerë pësuan dëmtime e trauma të ndryshme si rezultat i dy shpërthimeve që ndodhën në minierën "Raspadskaja" në qarkun e Kemerovos të Rusisë. Në momentin e shpërthimit të parë, që buçiti nën tokë, në minierë ndodheshin 359 veta. Si rezultat i shpërthimit të dytë, i cili ushtoi 4 orë pas të parit, nën tokë ndodheshin të bllokuar nga shembjet e galerive deri në 64 minatorë dhe 20 shpëtues. Punimet shpëtuese në minierë tani për tani janë pezulluar meqenëse vazhdon të ruhet mundësia e shpërthimeve përsëritëse. Për në qarkun e Kemerovos u nisën aeroplanët nga Moska dhe Hakasia me specialistët e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme në bord. Presidenti Dimitri Medvediev dha urdhër për të tërhequr të gjitha forcat e domosdoshme për shpëtimin e minatorëve në Kemerovo.