Zëri i Rusisë Në Dagestan u parandalua një akt terrorist. Një automjet i minuar u hodh në erë vetëm 100 metra larg pikës së lejim-kalimit të brigadës së veçantë të këmbësorisë detare në qytetin Kaspijsk. Si rezultat gjeti vdekjen vetë terroristi kamikaze, që ndodhej në timonin e automobilit, njoftoi Agjencia ITAR-TASS. Në vigjilje në Kaspijsk gjatë çdëmtimit të një mekanizmi shpërthyes, të gjetur në një qese plastike, gjeti vdekjen xhenieri që po merrej me këtë punë.