0Në Europë më 8 maj u zhvilluan aktivitete përkujtimore me rastin e shpartallimit të Gjermanisë hitleriane, që parapërcaktoi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Në Paris solemnitetet për nder të përvjetorit të Fitores i hapi Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy. Ai vendosi kurora me lule pranë momumentit të gjeneralit Charles de Gaulle në Champs-Elysees, uroi veteranët dhe morri pjesë në paradën ushtarake në Provence. Në Londër me një minutë heshtje nderuan kujtimin e të rënëve në frontet e Luftës së Dytë Botërore Princi   Charlzs, anëtarët e qeverisë dhe liderët e partive kryesore politike të vendit. Për të mos harruar kurrë veprën heroike të njerëzve që luftuan me vetëmohim kundër fashizmit, bëri thirrje Presidenti i SHBA Barak Obama.