Zëri i Rusisë Festën kryesore - Ditën e Fitores - kremtojnë sot popujt e Rusisë. 65 vjet më parë njerëzimi me duart e ushtarit sovjetik me mbështetjen e aleatëve perëndimorë shpartalloi fashizmin. Sipas të dhënave të Ministrisë së mbrojtjes, humbjet e përgjithshme të Bashkimit Sovjetik përbënë 26,6 milionë veta, prej të cilëve 2/3 - midis popullësisë civile. Kjo shifër është pothuajse gjysma e humbjeve njerëzore në vitet e Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë si Gjermaninë naziste me satelitët e saj, ashtu dhe të gjitha vendet që luftuan kundër fashizmit. Në Sheshin e Kuq po zhvillohet parada ushtarake e mbarë Rusisë. Pjesëmarrës të paradës në Sheshin e Kuq janë rreth 102 mijë ushtarakë. Në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq marrin pjesë edhe njësitë ushtarake të vendeve të koalicionit antihitlerian - SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës, si dhe Trupat e Polonisë, kompanitë e paradave nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.