8 maj:

Nga mesazhi i Kryekomandantit Suprem Josif Stalin: "Në Berlin nga përfaqësuesit e komandës së lartë gjermane u nënshkrua Akti mbi kapitullimin pa kushte të forcave të armatosura gjermane. Lufta e Madhe Patriotike që zhvilloi populli sovjetik kundër okupatorëve gjermano-fashistë përfundoi në mënyrë ngadhnjimtare, Gjermania u shpartallua plotësisht. Lavdi e përjetshme heronjve që ranë në betejat për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tonë!".

Trupat e Frontit të I-rë Ukrainas morrën Drezdenin. Në luftimet dhe përpjekjet e dëshpëruara për mbajtjen e tij nën kontrollin e vet hitlerianët pësuan humbje të rënda. Vetëm në periferitë e perëndimore të këtij qyteti u asgjesuan deri në 2 mijë ushtarë dhe oficerë gjermanë, u shkatërruan 27 tanke dhe makina të blinduara transportuese të kundërshtarit.

Mareshali i Bashkimit Sovjetik Georgi Zhukov kujtonte me kalimin e viteve: "Pas nënshkrimit të Aktit mbi kapitullimin pa kushte Keitel tha: "Duke kaluar me makinë nëpër rrugët e Berlinit mbeta jashtëzakonisht i tronditur nga përmasat drastike të shkatërrimit të tij". Dikush nga oficerët tanë iu përgjigj atij: "Zoti Feldmarschall, po ju nuk u tronditët kur me urdhërin tuaj u fshinë nga faqja e dheut mijëra qytete e fshatra sovjetike, nën rrënojat e të cilave mbetën të varrosur për së gjalli miliona njerëz tanë, ndër të cilët dhe shumë mijëra fëmijë?". Keitel u zbeh në fytyrë, ngriti me nervozizëm supet dhe nuk tha më asnjë fjalë".

Në këtë ditë Presidenti i SHBA Harry Truman i shkroi Josif Stalinit: "Ju demonstruat aftësinë e popullit liridashës dhe tej mase guximtar për shpartallimin e forcave ogurzeza të barbarizmit, sado të fuqishme që të jetë ato. Me rastin e fitores sonë të përbashkët ne përshëndesim popullin dhe ushtrinë e Bashkimit Sovjetik dhe udhëheqjen e tyre të shkëlqyer".