Zëri i Rusisë  

Rusia mbështet Traktatin mbi Ndalimin e Gjithmbarshëm të Provave Bërthamore (TNGJPB) dhe e vlerëson atë si një nga momentet kyçe në çështjen e mospërhapjes së armës bërthamore. Me një deklaratë të tillë doli MPJ e Federatës Ruse sipas përfundimeve të negociatave të Zëvendës ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergei Rjabkov me Sekretarin ekzekutiv të komisionit përgatitor të Organizatës për TNGJPB Tibor Toth. Ky i fundit nga ana e vet e vlerësoi mjaft lart rolin e Rusisë në përpjekjet që ndërmerren për sigurimin e hyrjes në fuqi të TNGJPB.