Zëri i Rusisë Gjendja e ekonomisë së Europës, e cila u keqësua si pasojë e krizës që lindi me borxhet e Greqisë, kërkon një përgjigje të vendosur financiare nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Një mendim të tillë shprehu Presidenti i SHBA-s Barak Obama. Këtë problem ai e diskutoi në një bisedë telefonike që zhvilloi me Kancelaren e RFGJ Angela Merkel. Sipas fjalëve të Obamës, në të u shqyrtua zhvillimi i ngjarjeve ekonomike dhe financiare të Europës.