0Kryeministri Vladimir Putin deklaroi, se shteti do të plotësojë detyrimin e vet përpara veteranëve të Luftës së Madhe Patriotike. "Shoqëria dhe shteti duhet të bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që veteranët tanë të gëzojnë nderim dhe respekt, të bëjnë një jetë të denjë", - deklaroi Putin në Novorossijsk. Sipas evidencës aktuale të 1 prillit në Rusi jetojnë 4,7 milionë veteranë dhe persona me të drejta të barabarta me ta. Prej tyre 3,1 milionë janë punonjës të prapavijës. Nga pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të luftës jetojnë aktualisht 474 mijë veta, banorë që përjetuan bllokadën e Leningradit - 175 mijë, të burgosur të kampeve të përqendrimit dhe getove - 210 mijë veta.