Shkarko audiofailin


Muzikantët ushtarakë të vendeve të koalicionit antihitlerian në ditët e kremtimit të 65 vjetorit të Fitores ndaj fashizmit hitlerian (8-10 maj) do të mblidhen në Moskë me qëllim që të ekzekutojnë "Oden e Paqes". Kështu është quajtur festivali triditor ushtarako-muzikor, koncertet e të cilit do të zhvillohen në rrugët, sheshet, parqet dhe sallat koncertale të kryeqytetit rus.

Orkestra kryesore ushtarake e Ministrisë së mbrojtjes të Federatës Ruse, Orkestra kryesore e Forcave mbretërore Ushtarako-Ajrore të Britanisë së Madhe, Orkestra Europiane e Forcave Ushtarako-Detare të SHBA-s, Orkestra e qarkut ushtarak francez "Ile de France"... Këto kolektiva të mrekullueshme muzikore do të marrin pjesë në Paradën festive nëpër bulevardin e Moskës-Tverskoi, do të debutojnë në Sheshin Katedral të Kremlinit, do të japin koncerte pranë shatërvanëve të kompleksit memorial në Kodrën Pokllonnaja, dhe së fundi, do të ftojnë dëgjuesit në sallën e madhe të kompleksit sportiv Lluzhniki në Koncertin Gala "Gostia e Paqes". Mbi festivalin në fjalë tregoi në intervistën e vet dhënë për "Zërin e Rusisë" organizatori dhe drejtuesi muzikor i tij, gjeneral-majori Valerij Halillov: "Në fakt duhet thënë se një aktivitet i tillë u organizua edhe 5 vite më parë në Moskë, në Paradën e Fitores, dhe për pjesëmarrje në festivalin "Ode e Paqes" erdhën përfaqësuesit e këtyre tre vendeve. Ky eveniment i hapi rrugën zhvillimit të festivaleve ushtarako-muzikore në Moskë - fillimisht festivalit "Agimi i Kremlinit", ndërsa më pas atij "Kulla Spasskaja". Festa të tilla i shërbejnë jo vetëm popullarizimit të muzikës frymoro-ushtarake, por edhe vetë aktiviteti del i mrekullueshëm", tha ai. Historia e zhvillimit të festivaleve të tilla i ka rrënjet e thella. Më i famshmi prej tyre, ai i Edinburgut, mbushi tashmë plot 57 vjet. Gëzojnë popullaritet të madh këto festivale edhe në Berlin, në Londër dhe gjithkund. Dhe, praktikisht, asnjë nga festivalet ndërkombëtare nuk është zhvilluar pa pjesëmarrjen e kolektivave ruse. Sepse shkolla e muzikës frymore në Rusi në ditë tona është shumë e fortë. Ne, në njëfarë mënyre, jemi në këtë fushë ligjëvenësit e modës, prandaj do të ishte mëkat i madh po të mos zhvillonim në Shtëpinë tonë festivale të tilla. Çdo kolektiv që ka ardhur për pjesëmarrjen në festivalin "Ode e Paqes" në Moskë ka përgatitur programin e tij muzikor dhe fiziononinë e vet të defilesë. Por, si rregull, të gjitha debutimet e orkestrave përfundojnë me ekzekutimin e përbashkët të veprave të caktuara. Dhe kjo gjë perceptohet gjithmonë si simbol uniteti.