0Me rastin e 65 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Kryetari i Bundestagut Norbert Lammert u kujtoi bashkatdhetarëve të vet mbi përgjegjësinë e gjermanëve bashkëkohorë për vdekjen e dhjetra miliona banorëve të planetit. "Ajo luftë u iniciua nga Gjermania dhe pati pasoja të tmerrshme,ndër të tjera edhe për vendin tonë", - tha politikani. Ata, të cilët Gjermania naziste i quante armiq, tashmë prej kohësh kanë shtirë dorën për pajtim. Në veçanti, Rusia u bë një partnere tejet e rëndësishme politike dhe ekonomike për ne. Së bashku me RFGJ ajo jep një kontribut të rëndësishëm në krijimin e rendit të ri botëror paqedashës në Europë.