Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev uroi veteranët dhe pjesëmarrësit e klubeve ushtarako-patriotike të Periferive të Moskës me rastin e festës së Fitores. "Dua të them se unë kam se prej kujt të marr shembull. Ju keni një moshë disi më të madhe se unë, por jeni megjithatë mjaft aktivë, merreni me punë patriotike, merrni pjesë në aktivitete të ndryshme, megjithëse, ndoshta, për ju nuk është aspak e lehtë kjo gjë", - vuri në dukje Medvediev. Po të mos kishte qenë Ushtria e Kuqe që shpartalloi fashizmin, Europa bashkëkohore do të ishte krejtësisht tjetër, deklaroi Presidenti më parë në intervistën e vet dhënë gazetës ruse "Izvestia".