Zëri i Rusisë  

Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Brown deklaroi mbi synimin e tij për të garantuar krijimin e qeverisë së "fortë, stabile" mbi bazë të rezultateve të zgjedhjeve të zhvilluara parlamentare. Sipas përfundimeve paraprake, Partia opozitare Konservatore fitoi numrin më të madh të votave në dhomën e komunave, por nuk arriti ti sigurojë dot vetes shumicën e domosdoshme të zërave për formimin ekskluzivisht nga ajo të kabinetit të ministrave. Qeveria britanike do të krijohet mbi bazë të koalicionit, ndërsa fatin e tij do ta përcaktojnë liberal-demokratët, - kështu mendon Kreu i Komiteti të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov.