0Stabilizimi i situatës në republikë është rezultati kryesor i punës së Qeverisë së përkohshme të Kirgistanit për periudhën një mujore që kaloi nga koha e ngjarjeve tragjike të 6-8 prillit, deklaroi Kryetarja e Qeverisë së përkohshme Roza Otunbajeva. Tani nga ajo po përpunohet projekti për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, i cili parashikon të gjitha aspektet e demokratizimit të shtetit dhe zhvillimit social-ekonomik të vendit. Drejtuesi i Partisë "Liria e zgjedhjes" Vlladisllav Lisovskij propozoi forcimin e bashkëpunimit me Rusinë jo vetëm në sferat politike dhe ekonomike, por edhe në fushën ushtarake.