Marinarët ushtarakë ruse, pa hyrë në kurrfarë negociatash me rrëmbyesit e cisternës "Московский университет" ("Universiteti i Moskës") piratët somalezë, zbarkuan nga helikopteri në bordin e cisternës dhe ndërmorrën një sulm të suksesshëm mbi ta. Siç njofton botimi "Komsomolskaja pravda", piratët faktikisht u zunë në befasi. Operacioni special zgjati gjithsej 22 minuta. Ushtarakët rusë shfaqën zemërgjerësi dhe i morrën rob banditët. Mbi bazë të legjislacionit ndërkombëtar lejohet gjykimi i piratëve sipas ligjeve dhe në territorin e vendit që i kap ata. Por një gjë të tilllë Rusia nuk e ka praktikuar ndonjëherë deri tani.

                                                                                           ***

Me iniciativën e palës polake, në Prokurorinë e Përgjithshme të Rusisë u zhvillua takimi i Juri Çajka-s me homologun e tij polak- Prokurorin e përgjithshëm të Polonisë Andzhej Seremet, kushtuar hetimit të rrëzimit në qiellin mbi Smolensk të avionit të Presiderntit Lech Kaczynski. Komisioni shtetëror për hetimin e shkaqeve të rrëzimit të avionit po shqyrton çështjen që ka të bëjë me dorëzimin e të gjitha materialeve hetimore palës polake. Prokurori i përgjithshëm i Rusisë njoftoi, se përjashtohet plotësisht versioni i shpërthimit ose rënies së zjarrit në bordin e avionit presidencial, shkruan botimi "Rossiskaja gazeta". Bashkë me këtë, tani për tani është e parakohshme të nxirren konkluzione konkrete mbi shkaqet e katastrofës. Po vazhdojnë të verifikohen e të përpunohen të gjitha versionet e mundshme të tragjedisë.

                                                                                           ***

Praktikisht çdo javë zyrtarët federalë dhe drejtuesit rajonalë të Kaukazit të Veriut kujtojnë, se një nga çelësat kryesorë për daljen nga situata e vështirë e krijuar në këtë rajon jugor rus është lufta kundër papunësisë. Siç vë në dukje gazeta "Vremja novostei", bile dhe sipas statistikës zyrtare, niveli mesatar i papunësisë këtu arrin në 20 % të popullsisë së aftë për punë. Ndërkohë, Kaukazi i Veriut është territori i vetëm i Rusisë, ku në vend të rënies demografike po vërehet rritja e numrit të popullsisë. Rritja demografike e Kaukazit të Veriut është e shpërpjesëtuar me infrastrukturën ekonomike të tij. Prandaj eksportimi i kuadrove atje është jo thjesht i dëshirueshëm apo i mundshëm, ai po bëhet i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.